GJKKO ka shpallur të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryetarin e bashkisë së Devollit Eduard Duro.
Pesë ditë më parë Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër. Veç Duros, janë u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.
Lini një Përgjigje