TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2025, 10:57

U kap me 1 kg drogë në Han të Hotit, arrestohet 38 vjeçari nga Mali i Zi

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 1 kg drogë në Han të Hotit, arrestohet 38 vjeçari

Një 38-vjeçar nga Mali i Zi është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, pasi u kap me 1 kilogramë lëndë narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në mjetin me të cilin ai udhëtonte, i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike e llojit ‘cannabis sativa’, të cilën ai po e transportonte jashtë Shqipërisë.

38-vjeçari tanimë ndodhet në pranga ndërkohë që i janë sekuestruar një celularë dhe automjeti me të cilin ai udhëtonte.

Njoftimi i Policisë:

PKK Hani i Hotit/ Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Mali i Zi. Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjeti dhe 1 celular. Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin A. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje