TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2025, 07:15

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat, ‘Audi’ përplas për vdekje këmbësoren

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Berat,

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë. Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Audi” me targa AB257SM.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto ka përplasur viktimën, e cila kalonte në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës së identifikuar si Hatixhe Topi, e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë. 

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.

Lini një Përgjigje