TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2025, 19:50

Sherr me armë në Lezhë, ndërhyrja në kohë e policisë shmang vrasjen e të riut

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me armë në Lezhë, ndërhyrja në kohë e

Policia ka parandaluar vrasje e një të riu.  Sipas policisë, Salla Operative e Drejtorisë vendore të Policisë Lezhë, mori njoftim se në fshatin Shënkoll, Lezhë, po ndodhte një konflikt mes dy personave.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin D. N., 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë, tha policia.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe dy gëzhoja.

Lini një Përgjigje