TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2025, 11:47

Dhunuan 48-vjeçarin dhe qëlluan me armë në ajër, arrestohen 3 persona në Durrës; mes tyre edhe një vajzë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan 48-vjeçarin dhe qëlluan me armë në ajër,

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan me një 48-vjeçar në Durrës.

Sipas policisë, ata e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta dhe gjithashtu njëri prej tyre qëlloi me armë në ajër.

Të arrestuarit janë Gentian Zeneli, Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore. Ndërsa në kërkim janë Hamdi Llana dhe Klajdi Senko.

"Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim  se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri - tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.  

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

Gentian Zeneli., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Spiro Shore, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës" dhe Moskallëzimi i krimit”.

Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale  "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gentian Zeneli, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje