TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2025, 11:24

Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet 58 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet 58

Një 58 vjeçar në Tiranë është vendosur në pranga pasi një ditë më parë në shtëpinë e tij ndërroi jetë, Bajram Kosova.

Sipas poliicsë, 67 vjeçari u rrëzua teksa po punonte në soletën e banesës katër katështe të Arben Gordanit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Gordani, 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi Bajram Kosova, 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje