TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2025, 20:01

E rëndë në Tiranë, një 60-vjeçar lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes!

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, një 60-vjeçar lyhet me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka tentuar të djegë veten. Mësohet se një 60-vjeçar në zonën e “pallatit me Shigjeta” ka lyer veten me lëndë djegëse dhe më pas i ka vënë flakën.

Fatmirësisht, reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm gjë që ka bërë të mundur fikjen e flakëve në trupin e 60-vjeçarit. Megjithatë, edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë 60-vjeçari ka marrë djegie në fytyrë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet që e kanë dërguar 60-vjeçarin në këtë akt ekstrem. 

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.

Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje