
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia.
66-vjeçari ishte duke punuar në soletën e katit të 4-ët të një banese dhe është rrëzuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur reth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi".
“Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informoi sot policia.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje