TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2025, 11:27

Aksident i rëndë në aksin “Peqin-Elbasan”, plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin “Peqin-Elbasan”, plagosen
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem ku automjeti tip Benz me drejtues 24-vjeçarin Ronaldo Shabani ka humbur kontrollin e mjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas. Në automjet, ndodheshin Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani.

Fatmirësisht të tre personat nga e njëjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon për zbardhen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje