TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2025, 10:39

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë; e pëson shoku

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 37-vjeçari

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili qarkullonte në Tiranë me armë zjarri në automjet.

Në pranga ka rënë i riu Amarildo Kashari i cili drejtonte automjetin dhe 39-vjeçari Amarild Zaçe. Gjatë kontrollit të policisë, Armando Kashari u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në brez, i cili akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa Amarild Zaçe u arrestua gjithashtu për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk raportoi praninë e armës. Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi.

“Operacioni i koduar “Flagranca 2” i finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në pranga dhe pasagjeri për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje