
Në harkun e një muaji 3 fëmijë kanë humbur jetën në spitalet e vendit. Sot një 13-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, pas një gjendjeje shëndetësore të rënduar.
Sipas burimeve të afërta me mjekët, fëmija ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve, nuk ka mundur të transportohet në spitalin e Tiranës për trajtim të mëtejshëm.
Dy javë më apr ëhumbi jetën një fëmijë 6-vjeçar nga Lushnja. I vogli, Aleksandër Rustani kishte mbërritur në spital në orën 14:20 minuta me ambulancën e qendrës shëndetësore Divjakë.
I mituri ka qenë i shoqëruar nga gjyshi i tij i cili ka deklaruar se fëmija 5 ditë më parë ishte sëmurë me temperaturë dhe virozën e gripit. Ai e kishte vizituar të voglin në qendrën shëndetësore të fshatit Shën e Premte të Divjakës ku kishte dhe mjekim për 5 ditë.
Pas 5 ditësh mjekim në shtëpi fëmijë nuk ka pasur përmirësim, ka pasur diarre dhe të vjella dhe gjyshi e ka çuar në qendrën shëndetësore të bashkisë Divjakë. Mjeku duke e parë gjendjen e rënduar të fëmijëve e ka nisur urgjentisht në spitalin e Lushnjes. Këta të fundit e nisën drejt Tiranës, por ai ndërroi jetë sapo hipi në ambulancë.
Ndërsa në 8 janar, Leo Sadiku, 12-vjeç nga fshati Pocestë i Maliqit, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. I mituri ishte transportuar një ditë më parë në gjendje të rëndë nga Spitali i Korçës drejt Pediatrisë së QSUT me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. QSUT zyrtarisht tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.
Lini një Përgjigje