
Gjatë protestës së thirrur sot nga opozita, para Kryeministrisë, u dëmtuan tre efektivë policie të cilët ishin vendosur në kordonin e parë të sigurisë.
Lidhur me këtë ka reaguar polica e cila ka dhënë detaje mbi gjendjen e tre efektivëve të dëmtuar nga lëndët piroteknike.
Të tre efektivët e dëmtuar mësohet se janë në spital aktualisht, një prej tyre ka marrë dëmtime në sy, ndërsa dy të tjerrë janë dëmtuar në fytyrë dhe dorë. Nga ana tjetër, mësohet se shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan efektivët.
“Tiranë/ Sot në mbrëmje, gjatë protestës së thirrur dhe organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë, të vendosur me shërbim para selisë së Kryeministrisë, janë lënduar tre punonjës të Policisë së Shtetit.
Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë.
Punonjësit e Policisë janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.
Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor”, njofton policia.
Lini një Përgjigje