TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2025, 08:45

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet vlonjati i “rrezikshëm”; pritet ekstradimi i tij drejt Romës!

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet vlonjati i

Një 60 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ku ai rezulton i dënuar.

Fredi Arshi, alias Alfred Arshiaj, është dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim si pjesëtari i një grupi kriminal dhe veprimtari në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë që Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e 60-vjeçarit në Itali.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar“Epilogo”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

I dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë,

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Epilogo”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 20.03.2018, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Lini një Përgjigje