
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit të vendosjes së tritolit ndaj një lokali në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 31 janar 2025.
Mësohet se 41-vjeçari Mondi Topalli ka ndihmuar autorin Mirgen Zalla të largohej nga vendngjarja, me makinën e tij.
Gjatë kontrollit të banesës së 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.
"Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë.
Si rezultat e hetimeve të thelluara identifikohet autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij.
Po në vijim të punës, është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje. Nga hetimet rezultoi se 41 vjeçari është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes. Sekuestrohen armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z.
Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje