TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2025, 11:20

Goditen shpërndarësit e drogës në Lushnjë, nis hetimi për 8 persona

Shkruar nga Pamfleti

Goditen shpërndarësit e drogës në Lushnjë, nis hetimi

Tetë persona, pesë prej tyre të mitur, janë proceduar penalisht nga policia e Lushnjës për posedim kanabisi me qëllim shitjen në doza.

Një 24 vjeçar u vu nën hetim ndërsa një 25-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se iu siguronin doza kanabisi dy të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, për t’i shitur në afërsi të shkollës së fshatit Krutje. Të miturit, nxënës në këtë shkollë, u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për arrestimin e 25-vjeçarit.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, 18 dhe 21 vjeç si edhe tre të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në një lokal në lagjen “Kongresi”, me doza kanabisi me vete, të gatshme për shitje.

Në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar nga Patosi pasi u konstatua në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Lini një Përgjigje