TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2025, 13:53

"Tërhiq kallëzimin"/ Kërcënuan me armë xhaxhanë, arrestohet 19-vjeçari në Krujë; në kërkim vëllai i tij

Shkruar nga Pamfleti

"Tërhiq kallëzimin"/ Kërcënuan me armë

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi kanë kërcënuar me armë zjarri xhaxhanë e tyre në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq dhe pas mbërritjes në vendngjarje, policia arrestoi 19-vjeçarin dhe shpalli në kërkim vëllanë e tij.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim.

Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre. Ndërkohë, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bubq, dy shtetas kishin kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi F. M., 19 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim. Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen.

Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

"Tërhiq kallëzimin"/ Kërcënuan me armë

Lini një Përgjigje