TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2025, 15:20

Vrasja e Martin Canit, stafi i shkollës ‘Fan Noli’ nën hetim; dyshime për shpërdorim detyre

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Martin Canit, stafi i shkollës ‘Fan Noli’ nën

Rreth 3 muaj më parë në mes të Tiranës, vetëm pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” u qëllua për vdekje me thikë Martin Cani, ndërsa u arrestua si autor i dyshuar i krimit një bashkëmoshatar i tij, 14-vjeçar.

E ndërsa Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen për gjykim ndaj autorit të dyshuar, bëhet e ditur se po zhvillohen hetime ndaj stafit të shkollës.

Prokuroria njofton zyrtarisht se po heton veçmas për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës.

“Hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete”, njofton organi i akuzës.

Martin Cani dhe autori bashkëmoshatar u zunë edhe në ambientet e shkollës ditë para vrasjes dhe hetimet do zbulojnë nëse stafi, rojet e sigurisë, mësuesit apo psikologët e kanë bërë siç duhet detyrën që mund të kishte parandaluar tragjedinë.

Nga raportimet, prindërit e të miturve nuk u njoftuan nga shkolla për sherret që kishin nisur mes fëmijëve, ndërsa aludime të shumta janë hedhur se autori i i mitur ka pasur edhe thikë në shkollë.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi një kërkesë të radhë të të 14-vjeçarit për të dalë në masë arresti shtëpiak, dhe e la në qeli në institucionin e të miturve në Kavajë.

Lini një Përgjigje