
Një person mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e së martës në Lezhë, ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.
Në një njoftim paraprak, policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale L.N., plagosi me armë shtetasin Egzon Gega, rreth 30 vjeç.
Njoftimi nga policia
Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Lini një Përgjigje