TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2025, 13:23

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet 24-vjeçari shqiptar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet
Foto Ilustrim

Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkomëbatra ka rënë në prangat e policisë. Klinder Luka akuzohet se është anëtar i një organizae krimianle të trafikut të drogës. 

Pas arrestimit të tij, pritet ekstradimi drejt Italisë, aty ku 24-vjeçari zhvillonte aktivitetin e kundërligjshëm. Nga ky operacion kanë rënë në pranga edhe 10 persona të tjerë në Itali. 

"Zhvillohet në Shqipëri, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “SACRIPANTE.AL”.Operacioni, i iniciuar nga Prokuroria e Venecias, në vitin 2022, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Kapet në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për pjesëmarrje në këtë grup.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.

Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar 24 vjeç Klinder Luka.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian.

Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar", njofton policia. 

Lini një Përgjigje