TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2025, 16:00

Plagosja me armë në Lezhë, policia arreston 23-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë në Lezhë, policia arreston 23-vjeçarin

Policia e Lezhës ka arrestuar pas 24 orësh autorin e dyshuar të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Ledjon Ndoj, i cili plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin Egzon Gegaj. I riu është mbyllur në ambientet e qelive të paraburgimit të Komisariatit Lezhë, në pritje të hetimeve të mëtejshme nga Prokuroria dhe masës së sigurisë në Gjykatë.

Pas sherrit në hyrje të qytetit, 23-vjeçari ka qëlluar 3 herë me armë drejt Egzon Gegajt, duke i shkaktuar një plagë në gjoks dhe një në shpatull.

Fillimisht, 29-vjeçari është dërguar i plagosur në spitalin e Lezhës nga një qytetar, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Lini një Përgjigje