
Një banesë në Shkodër është vjedhur gjatë ditës së sotme, duke marrë rreth 100.000 euro cash.
Mësohet se grabitja ka ndodhur në një banesë tek Ura Dervishbeg, ku bëhet me dije se janë marrë mbi 100 mijë euro në shtëpinë e një ish-mjekeje.
Vjedhja është kryer në qendër të qytetit dhe hajdutët kanë hyrë nga dera kryesore duke mos ngjallur dyshime tek komshinjtë. Në momentin e vjedhjes, nuk kanë qenë në shtëpi dy të moshuarit që jetonin aty. Sipas denoncimit të çiftit, ata i mbanin paratë në një dollap të dhomës së gjumit.
Sipas policisë, bëhet me dije se autori i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë dhe po me të është larguar, ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave, bëjnë të ditur hetimet.
Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën se si ka vjedhur, pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave. Blutë po punojnë për identifikimin e tij.
Lini një Përgjigje