
29-vjeçari Salio Zeneli ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës pasi dyshohet se është vetëplagosur. I riu është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga familjarët, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë një 27 vjeçar, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga i riu.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje