
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga spitali i Sanatoriumit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij akti. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje