TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2025, 22:07

Me profile false si femra, fusnin në kurth “klientët”, 7 adoleshentë nën akuzë

Shkruar nga Pamfleti

Me profile false si femra, fusnin në kurth “klientët”, 7

Policia e Tiranës nisi procedimin në gjendje të lirë për 7 adoleshentë të moshave 16-17 vjeç dhe referoi në prokurori materialet për ta.

Ata akuzohen se nëpërmjet profileve fallco komunikonin me shtetas të ndryshëm dhe i takonin në vende të errëta, duke u vjedhur shuma monetare.

Takimet liheshin pas bisedave në rrjetet sociale me profile false (kryesisht si femra) dhe më pas i ngrinin pritën duke i sulmuar dhe u merrnin paratë.

Po verifikohet për të gjitha rastet ku janë implikuar të miturit dhe komunikimet mes tyre në rrjetet sociale dhe telefon, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje