TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2025, 09:51

Grabitën para dhe telefona, në pranga dy 'skifterë' në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën para dhe telefona, në pranga dy 'skifterë'

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë. 

Sipas policisë, 52 vjeçari u arrestua pasi dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para (në total 100 000 lekë), në një lokal.

Ndërsa 34-vjeçari Geri Lushaju arrestua pasi i vodhi celularin një turisti amerikan.

"Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin për goditjen e dy rasteve të vjedhjes së pronës, duke arrestuar dy persona të dyshuar për këto ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin Luftar Gjeli, 52 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për vjedhje të përsëritur në një lokal në Vlorë. Hetimet dhe administrimi i pamjeve filmike zbuluan se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ai kishte vjedhur 100,000 lekë në total nga lokali i shtetasit L. C.

Në një tjetër rast, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Geri Lushaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Më 13 shkurt 2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ky shtetas i vodhi celularin një turisti amerikan.

Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për akuzën e “Vjedhjes”, njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje