TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2025, 15:47

Po transportonin drogë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Po transportonin drogë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy
foto ilustruese

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policës italiane, pasi u kapën me një sasi drogë. Një operacion nga Karabinierët në Pescara çoi në arrestimin e 2 shqiptarëve për akuzën e shitjes së drogës në sasi të konsiderueshme në Itali.

Operacioni synonte luftimin e fenomenit në rritje të trafikut të drogës në zonë, kryesisht kokainës. Hetimet nisën nga një kontroll rutinë, që çoi në zbulimin e mbi një kilogrami droge dhe në kontrolle të mëtejshme që lejuan zbulimin e substancave të tjera të paligjshme.

Karabinierët ndaluan të dyshuarit në bordin e një makine të vogël pranë kabinës së pagesës së autostradës ‘Pescara Nord’. Shqiptarët, me precedentë të mëparshëm penalë, gjatë kontrollit kanë shfaqur shenja nervozizmi. Kur oficerët u afruan, dy burrat u përpoqën të largonin një paketë, duke e hedhur nga dritarja.

Kjo sjellje e dyshimtë bëri që karabinierët të vazhdonin me kontrolle të mëtejshme për të rikuperuar materialin e hedhur. Pak larg makinës, ushtarët gjetën një bllok kokaine me peshë 1.134 kg të mbështjellë me celofan. Nga analiza e përmbajtjes është vërtetuar se bëhet fjalë për drogë, vlera e së cilës në tregun ilegal kalon 100 mijë euro .

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 5342 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Kontrolli u shtri më tej në banesat e të dyshuarve, në Pescara dhe Teramo, ku u gjetën sasi të tjera të vogla droge.

Lini një Përgjigje