TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2025, 18:38

Tentoi të fuste 26 kg drogë nga Spanja në Greqi, shqiptarja arrestohet në aeroportin e Athinës

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të fuste 26 kg drogë nga Spanja në Greqi, shqiptarja

Një shtetase shqiptare është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, pasi posedonte një sasi të madhe marijuane.

Sipas Policisë, ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “El. Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.

Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.

Të dyshuarës iu gjetën pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Gjithashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.

Lini një Përgjigje