TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2025, 11:18

Shiti dy herë apartamentin e tij në Fier, arrestohet 67-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

Shiti dy herë apartamentin e tij në Fier, arrestohet

Një 67-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë në Fier pasi ka shitur dy herë apartamentin e tij. 

Për 67-vjeçarin ka nisyr hetimi për veprën penale " Mashtrimi". 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I. B., 45 vjeç, banues në Fier, se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj. V., jetonin disa shtetas të tjerë, bënë verifikimet e rastit ku rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ia kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Nj. V., 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi", njofton policia. 

Lini një Përgjigje