
Katër të mitur janë arrestuar në Tiranë, pasi tentuan të grabisnin me dhunë një 21-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe arrestuar katër të rinjtë, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.
Ata tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari, policia identifikon dhe vë në pranga 4 shtetas të mitur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit.
Vijon puna për të dokumentuar nëse të miturit janë autorë të ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.
Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje