TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2025, 09:45

U kap për vjedhje, por në telefon i zbulohet video duke kryer marrëdhënie me një të mitur

Shkruar nga Pamfleti

U kap për vjedhje, por në telefon i zbulohet video duke kryer

Një 38-vjeçar që u arrestua për vjedhje bagëtish, duket se do të përballet me një akuzë edhe më të rëndë, atë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Nga telefoni i 38-vjeçarit është zbuluar se ai ka pasur marrëdhënie me një 13-vjeçare. i arrestuari është shtetasi S.Gj, lindur dhe banues në Milot (Kurbin).

“Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Simon Gjoka ,38 vjeç,lindur dhe banues ne Milot Kurbin.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur””, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje