TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2025, 07:52

Plantacione me kanabis në Spanjë, arrestohen shqiptarë; ja roli që kishin

Shkruar nga Pamfleti

Plantacione me kanabis në Spanjë, arrestohen shqiptarë; ja roli

Një grup trafikantësh, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të llojit marihuanë, u çmontuan nga policia spanjolle në provincën e Toledos.

Katër persona, mes tyre edhe shqiptarë, janë arrestuar. Njëri prej tyre ishte një elektricist, i cili, sipas mediave spanjolle, dyshohet se kishte instaluar lidhjet elektrike në një magazinë ku rriteshin ilegalisht bimët e kanabisit. Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan 1350 fidanë kanabis.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët që merrnin pjesë në grup ishin përgjegjës për kujdesin e bimëve, si dhe transportin e tyre nga Spanja në Gjermani.

Përveç lëndës narkotike, brenda në magazinë u gjetën dhe sekuestruan edhe laptopë, ventilatorë, llamba dhe sende të tjera të përdorura për rritjen e bimëve.

 

Lini një Përgjigje