
Teksa bëhen dy javë nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit policia e shtetit ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Sipas burimeve të Ora News, Laze ishte akomuduar në sektorin e të sëmurëve me datën 31 janar e ndërsa me datë 4 shkurt ai u largua nëpërmjet murrit rrethues.
Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve dhomat e të sëmurëve qëndronin pa çelës por vetëm me një shul.
40 minuta kohë i është dashur Daut Lazës për t’u arratisur nga burgu i Shenkollit, rezultat ky i dalë nga ekzpertiza e policisë së shtetit.
Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze i cili mbahej në një dhomë ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur, është larguar nga institucioni në orën 3.44 minuta të mëngjesit.
Për të kaluar mbi murrin rrethues Laze ka përdorur një palë tuta sportive të cilat janë gjetur nga policia e shtetit.
Në raportin e ekspertizës evidentohet se zgara e dhomës dhe e sektorit është lënë ë hapur pa çelës, gjë të cilën e ka shfrytëzuar Lazë për t’u larguar.
Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve dhoma ku marrin mjekim është lënë pa çelës pasi shumë të paraburgosur me probleme mendore bëjnë veprime që dëmtojë veten e tyre.
Ky urdhër për t'i lënë pa çelës por vetëm me shul ka qenë verbal por jo e shkruar dhe e dokuemtuar në urdhra specifike.
Nga ana e punonjësit social dhe psikologut tregojnë se nga takimet dhe intervistat e zhvilluara kanë vënë re luhatje të gjendjes emocionale.
Në dhomën ku qëndrojë pacientet e sëmurë, Daut Lazë ka hyrë më datën 31 janar ku sipas një kontrolli të kryer mjekët kanë dyshuar se ai mund të ketë zgjedhur dhe për këtë arsye është bërë veçimi i tij nga sektori.
Gjatë momentit të arratisjes Daut Laze ka inskenuar disa rroba duke i mbuluar me batinije dhe kur punonjësi i policisë së burgjeve ka kyer kontroll rreth orëve të para të mëngjesit e ka konstatuar në distancë por nuk është afruar për të verifikuar nëse ishte ai apo jo.
Prej ditës së arratisjes së tij policia ende nuk kanë rënë në gjurmë të Daut Lazës. Disa kontrolle në disa banesa dhe kulte fetarë nuk është arrituar në sigurimin e provave me qëllim lokalizimin e tij./Oranews
Lini një Përgjigje