TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2025, 18:13

Shqiptari u kap me kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohen nënë e bir në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari u kap me kokainë dhe mijëra euro në banesë,

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas akuzohet për trafik droge dhe mbajtjes së municionit. Shqiptarit iu sekuestruan në banesë mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro cash.

Aksioni u krye nga karabinierët në Barbarano Mossano dhe kolegët e tyre të Noventa Vicentina, që e kapën në flagrancë të dyshuarin K.G., i martuar, punëtor dhe pa precedent penal. Ndaj tij rëndojnë akuzat për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, përndjekje, posedim pa leje të municionit dhe keqtrajtim të familjes.

Gjatë operacionit është denoncuar në liri edhe nëna e të arrestuarit, K. H., 59 vjeçe, pensioniste dhe banuese në të njëjtin qytet, për bashkëpunim në posedim për qëllime tregtimi. Mbrëmjen e 13 shkurtit, karabinierët e Barbarano Mossano-s ndërhynë në shtëpinë e 40-vjeçarit, pasi morën një denoncim gruaja e tij, K. E., 37 vjeçe, ishte larguar nga shtëpia.

Pas një debati me bashkëshortin, gruaja kishte braktisur shtëpinë. Kërkimet zbuluan se ajo ndodhej në dhomën e urgjencës të Spitalit Civil të Noventa Vicentina, ku dëshmoi se ishte dhunuar në familje.

Menjëherë u ushtrua kontroll banesë dhe u gjetën 3 pako kokainë me peshë 3,264 kilogramë, 13 mijë euro cash, që mendohet se ishin të ardhura të paligjshme, si dhe 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Sapo pa efektivët, shqiptari u përpoq të fshihte lëndën narkotike, por pa sukses. Gruaja e tij u gjet me shenja në fytyrë dhe trup nga dhuna fizike.

Lini një Përgjigje