TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2025, 10:18

Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, mjekët: Dy prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, mjekët:

Një aksident i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë pranë Qafë-Kasharit.

Drejtuesi i mjetit 28-vjeçari Gëzim Muçaj ndërroi jetë, ndërsa tre pasagjerë mbetën të plagosur. Ata u goditën nga një mjet në rrugë, pasi dolën nga makina e tyre pas aksidentit.

Mësohet se të plagosurit ndodhen te Trauma në gjendje të rëndë. Sa i takon gjendjes shëndetësore të të aksidentuarve, burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Eduart Ripa 61 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, po kryhen të gjitha ekzaminimet shëndetësore.

Ndërsa Ervin Qira 40 vjeç, është në gjendje të rëndë. Shkëlqim Doçi, 65 vjeç ndodhet po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore. Qira dhe Doçi, të dy janë kanë marrë plagë të rënda në të gjithë trupin.

 

Lini një Përgjigje