TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2025, 13:54

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sende me vlerë, arrestohet 'skifteri' në Tiranë; 12 grabitje brenda 48 orëve 

Shkruar nga Pamfleti

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sende me vlerë, arrestohet

Një 29-vjeçar është arretuar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet se ka kryer 12 grabitje brenda 48 orëve. Sipas policisë ai thyente xhamat e makinave dhe vidhte sende të ndryshme. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh, për vjedhjen e sendeve personale nga automjetet e tyre, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The End”.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje