TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2025, 15:15

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Gjirokastër: Volkswagen-i u përplas me kamionin e ushtrisë, humbën jetën shoferi dhe pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Gjirokastër: Volkswagen-i

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur në hyrje të Gjirokastrës. Aksidenti ndodhi pranë kthesës së Viroit dhe si pasojë humbën jetën dy persona. Në aksident është përfshirë një kamion i ushtrisë, i cili është përplasur me një veturë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit bashkë me pasagjerin.

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip "Volkswagen Cady" me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip "Mad" (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.  Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, tha policia. 

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Lini një Përgjigje