TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2025, 20:46

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtarin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtarin

Një 36-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Thumanë të Krujës.

Një automjet, i drejtuar nga shtetasi D.S aksidentoi kalimtarin, që humbi jetën në vendngjarje. Viktima është identifikuar si shtetasi G.GJ.

"Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, njofton policia.

Lini një Përgjigje