
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Suk në Fier.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe si pasojë kanë lënë të vdekur një çoban. Mësohet se makinat kanë marrë para bariun bashkë me tufën e tij të deleve.
Sipas njoftimit të policisë Fier, viktima është Festim Gllava, ndërsa të plagosur nga aksidenti kanë mbetur dhe 2 drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
Lini një Përgjigje