
Një 60-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa viktima është identifikuar si Ilmi Sina.
Policia dyshon se 60-vjeçari ka vrarë veten, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje