TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 10:15

Detaje nga aksioni i RENEA-s në Shkodër, lëshohen 5 masa arresti; kryhen kontrolle në disa banesa

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga aksioni i RENEA-s në Shkodër, lëshohen 5 masa arresti;

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i forcave RENEA mëngjesin e sotën në lagjen Dobraç të Shkodrës. Ky aksion është zhvilluar në kuadër të hetimeve për masakrën e 30 tetorit 2024, ku mbetën të vrarë katër persona.

Gjatë këtij operacioni, janë kryer kontrolle në disa banesa. Burime për mediat bëjnë me dije se janë lëshuar 5 masa arresti në total.

Ndërkohë, janë dhënë dy masa shtesë për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të cilët u vetëdorëzuan më 22 janar në polici.

Masa mund të jetë edhe për ngjarjen e Bushatit, ku ata dhunuan Vladimir Bruçin, për një vendparkimi, në qytetin e Shkodrës.  dhe jo domosdoshmërisht me masakrën në Dobraç.

 

Lini një Përgjigje