TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 14:33

Thyen xhamin e marketit dhe vodhën 200 mijë lekë, kamerat e sigurisë “tradhtojnë” 3 'skifterët'; arrestohen nga policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Thyen xhamin e marketit dhe vodhën 200 mijë lekë, kamerat e

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet nga momenti kur tre persona thyejnë xhamat e një marketi në lagjen ‘29 Nëntori’ në qytet për të vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, dy persona kanë rënë në pranga, pasi thyen xhamat e një marketi në Vlorë dhe u futën për të vjedhur paratë. Nën hetim është edhe një 16-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 shkurtit. Ndërkohë bëhet me dije se autorët kanë vjedhur 20 000 lekë.

"Vlorë/Punë hetimore intensive dhe profesionale, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, thyen xhamat e një marketi në lagjen “29 Nëntori”, për të vjedhur një shumë parash, identifikohen 3 autorët. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe në hetim një 16-vjeçar.

Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.
Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

vlore 3 skifteret market vjedhje

Lini një Përgjigje