
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku Kolë Mani qëlloi me armë bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi dhe më pas vrau veten.
Ngjarja po hetohet si krim pasioni, ndërsa hetimet paraprake kanë përjashtuar pistën që ndaj çiftit mund të jetë qëlluar nga një person i 3-të.
Referuar burimeve, 44-vjeçarja Prendushi kishte kërkuar ndarjen nga 34-vjeçari Mani, gjë që nuk është pranuar nga ky i fundit.
Mësohet se gjithçka ka nisur 3 javë më parë, kur 44-vjeçarja i ka kërkuar ndarjen bashkëjetuesit të saj, ndërsa ky i fundit i kishte dërguar një video ku tentonte t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur.
Gruaja, sipas burimeve, duket se kishte arritur ta bindte bashkëjetuesin e saj të mos e kryente një veprim të tillë dhe kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar.
Takimi është zhvilluar paraditen e sotme, ku sapo janë takuar kanë nisur të debatojnë. Gjithçka ka ndodhur brenda automjetit.
Në mes të debatit 34-vjeçari duket se ka nxjerrë armën, 44-vjeçarja ka tentuar ta ndalë, duke e kapur nga duart, por pa ia arritur.
Nga raportimet mësohet se ai ka qëlluar bashkëjetuesen në kraharor dhe më pas ka qëlluar veten.
44-vjeçarja, e cila nga martesa e parë kishte tre fëmijë, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Lini një Përgjigje