TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 16:05

Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës, arrestohet i moshuari që mori para 4 të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës, arrestohet i moshuari që

Policia ka vënë në pranga autorin e aksidenti tragjik të një dite më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në pranga ka rënë shtetasi Ismail Lace, 70 vjeç. Fillimisht shoferi Gëzim Muçaj duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët për të parë demet e makinës, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Lace.

Për pasojë, shoferi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim në spitalin e Traumës.

Lini një Përgjigje