
Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri ndaj bashkëjetueses së tij, Anila Prendushi 44 vjeçe nga Rubiku, dhe më pas vrau veten.
Pista ku po hetohet ngjarja e rëndë është një krim pasioni, ndërsa mes çiftit prej disa ditësh kishin nisur përplasjet për shkak të vendimit që kishte marrë 44-vjeçarja për t’u ndarë nga bashkëjtuesi i saj.
“Vdes për ty! Në shkoftë një ditë pa të përmendur pa i thënë vetes sa shumë të dua do të thotë se jam çmendur ose diell nuk lind më për mua. Nuk di ç’të them, ndaj dhe hesht më ikin fjalët kur t’shoh në sy kam mendu diçka të thjeshtë shqip e bukur “vdes për ty”,”-shkruhet në dhuratën që 34-vjeçari i kishte bërë 44-vjeçares.

Nga raportimet mësohet se 34-vjeçari bashkëjetonte prej 5 vitesh me Anila Prendushin, e cila ka tre fëmijë nga një lidhje e mëparshme, me të cilën ishte divorcuar.
Burime të pakonfirmuara thonë se 44-vjeçarja punonte si psikologe dhe kjo ishte e vetmja mënyrë që ajo kishte për të siguruar të ardhurat për familjen, ndërsa 34-vjeçari nuk figuronte i punësuar.
Ende nuk dihet arsyeja që 44-vjeçarja i kishte kërkuar ndarjen 34-vjeçarit rreth 3 javë më parë, gjë që siç duket i riu nuk e kishte pranuar, madje sipas raportimeve, e kishte paralajmëruar bashkëjetuesen e tij se do të vriste veten.
Gjatë ditëve të fundit raportohet se mes çiftit ka pasur grindje dhe duket se sot ata kishin vendosur që të sqaroheshin. Por duket se gjithçka ka precipituar dhe 34-vjeçari ka qëlluar me pistoletë bashkëjetuesen e tij dhe më pas ka vrarë veten
44-vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një trajtim të specializuar, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
34-vjeçari shpërndante shpesh në rrjetin Tik Tok dedikime për të dashurën, ku nuk ngurronte t’i shprehte dashurinë.
Lini një Përgjigje