TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 10:17

Policia zbardh detaje nga operacioni antidrogë mes Italisë, Shqipërisë dhe Spanjës; kush janë 3 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Policia zbardh detaje nga operacioni antidrogë mes Italisë,

Policia ka dhënë detaje nga goditja e grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës pas operacionit të finalizuar nga Shqipëria në bashkëpunim me Italinë.

Raportohet se gjatë operacionit të koduar “Alba Tibus”, janë vendosur në pranga 3 shqiptarë. Ata janë identifikuar si: Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Dhrami, 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj, 30 vjeç.

Nga hetimet është identifikuar dhe një tjetër pjesëtar të grupit, Eurel Liçaj, i cili aktualisht po vuan dënim në burgun e Rrogozhinës.

Sipas bluve, 3 të rinjtë e arrestuar dhe i dënuari kanë trafikuar në Itali, kryesisht Romë, lëndë narkotike kanabis.

“Ata dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa”, njoftuan uniformat blu.

"Finalizohet në Shqipëri dhe në Itali, operacioni ndërkombëtar i koduar “Alba Tibus”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit.

Akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Itali, për trafikim të Cannabisit, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Hetimet e përbashkëta identifikojnë dhe një tjetër pjesëtar të grupit, i cili aktualisht po vuan dënim në IEVP Rrogozhinë.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit A. A., 27 vjeç, K. D. alias K. Dh., 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Ata dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të vijuar bashkëpunimin me partnerët, për veprime të përbashkëta hetimore dhe operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit të organizuar dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar", thuhet në njoftimin e plotë të policisë.

Lini një Përgjigje