
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga antidroga e Tiranës ditën e djeshme në disa zona të kryeqytetit.
Mësohet se një pjesë e të arrestuarve të grupit të drogës të goditur një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës janë taksist, të cilat i përdornin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Droga, po ashtu shpërndahej edhe me skuter elektrik, si mënyrë e shpejt dhe efikase për të mos u identifikuar nga organet e policisë.
Burime bëjnë me dije se një dozë kokainë 0.8 g e shisnin 7 ose 8 mijë lekë të reja, ndërsa doza më të vogla, 0.4 g e shisnin 3500 dhe 4 mijë lekë. Ndërsa, një dozë heroinë 0.3 g shitej në vlerë 1 mijë lekë dhe një qese hasash 500 dhe 1 mijë lekë. Droga ekstazi kushtonte 1500 dhe 25 mijë lekë për kokërr.
Kujtojmë se ditën e djeshme në kryeqytet u godit një grupi i mirëorganizuar që shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës dhe pranë shkollave publike. Gjykata lëshoi 34 masa arresti, 27 prej të cilave u ekzekutuan dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Shtetasi me iniciale G.G., ishte i radhës i kapur dhe arrestimet shkojnë tashmë në 28.
Lini një Përgjigje