TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 14:50

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në fshatin Bicaj, në rrethin e Kukësit, ku një 29-vjeçar me inicialet E.H., ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesdite dhe autorët e sulmit janë ende të paidentifikuar. Sipas policisë, i plagosuri është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Prizrenit, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Qarkut Kukës, por ende nuk dihet se cilët persona janë të përfshirë dhe motivet e plagosjes.

"Kukës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia.

Lini një Përgjigje