TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 11:32

Rrahën qytetarin në Burrel, AMP arreston dy vëllezërit policë

Shkruar nga Pamfleti

Rrahën qytetarin në Burrel, AMP arreston dy vëllezërit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar në Dibër efektivin Avni Uka për “Shpërdorim detyre” dhe ka referuar në gjendje të lirë vëllanë e tij, Sulltan Uka, për “Prishje të qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”, pas një konflikti të dhunshëm në Burrel.

"Nga veprimet e para hetimore të kryera nga AMP, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova e fakte, se dy punonjësit e policisë (vëllezër), janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. K., në qytetin e Burrelit, ku kanë tentuar të vetësqarojnë situatën duke përfunduar në veprime të dhunshme dhe të rrezikshme për shendetin e shtetasit", njofton AMP-ja.

Ndërkohë, në Berat është arrestuar në flagrancë specialisti i Policisë së Shtetit V. D., i cili u përfshi në një aksident automobilistik dhe rezultoi pozitiv me 0.60 mg/l alkool në gjak.

"Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 17:30 të datës14.02.2025, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në aksident automobilistik me një automjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.60 mg/l", vijon më tej njoftimi i AMP-së.

 

Lini një Përgjigje