TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 19:00

Debatet për drejtësinë, futet në lojë Fatmir Xhafa; ja plani për të vënë nën kontroll SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti
Debatet për drejtësinë, futet në lojë Fatmir Xhafa; ja
Fatmir Xhafaj sot në komision

Komisioni i Xhafajt, gati draftin për reformën e re antikorrupsion...

Në kulmin e debateve lidhur me rolin e Prokurorisë së Posaçme, ka dalë sërish në skenë Fatmir Xhafaj. E gjitha kjo që po ndodh aktualisht pas arrestimit të Erion Veliajt, dyshohet se ka qenë një skenar i mirëmenduar prej shumë muajsh. Rama po përdor arrestimin e kryebashkiakut për të çuar deri në fund atë që ne kemi thënë prej muajsh: për të dobësuar SPAK.

Që kur u ngrit komisioni “Xhafaj” e thamë se ai ka qëllim tjetër nga ai që thuhet dhe ditët e fundit po bëhet më e qartë se politika do të fusë sërish duart te drejtësia me argumentin se ajo duhet “futur në shina”.

Fatmir Xhafaj sot ka rikthyer mbledhjet e komisionit që ai drejton dhe ka lajmëruar se ata tashmë e kanë gati draftin, mbi bazë të të cilit do të bazohen dhe ndërhyrjet ligjore. Sot në komision është miratuar Dokumenti Analitik për Shtyllën e I – ‘Mirëqeverisja’. Më pas do vijohet me shtyllën e dytë “Antikorrupsioni” dhe shtylla e tretë “Sundimi i Ligjit”.

Pra shumë shpejt do të jetë gati raporti final, i cili do përdoret si sebep për të futur edhe njëherë duart te ligjet kryesore. PD ka bojkotuar komisionin, por nëse shohim reagimet e javëve të fundit, sinjalet janë se mund të kemi një aleancë në kurriz të SPAK.

Po ashtu vetë Fatmir Xhafaj dha sinjale se mund të kemi një komision të posaçëm që do kontrollojë organet e pavarura, skemë e deklaruar disa herë më parë.

Dhe në fund ka një gjë. Kush kontrollon kontrollorin. Një problem që kemi në këtë mekanizëm është se kemi një sërë strukturash investigative, kontrolluese por problemi është aspekti kush i kontrollon këto dhe ku japin llogari dhe se si ne mund ta realizojmë ne këtë gjë. Kjo është një çështje që ka nevojë për reflektim”, thotë Xhafaj.

Po ashtu, në komisionin e sotëm doli një element interesant. Aty u deklarua se plani është të krijohet një strukturë paralele me SPAK, me qëllim luftën antikorrupsion. Struktura nuk do të jetë me efekte penale, por sekreti do të jetë te hartimi ligjeve.

Mos vallë, çdo aferë që zbulohet në institucione duhet të kalojë te kjo strukturë dhe më pas te SPAK? Po sikur kjo strukturë të marrë kompetenca për të vendosur se kush duhet hetuar dhe kush jo? Duhet parë dokumenti final, por sipas asaj që ka siguruar ‘Pamfleti’, flitet për disa versione dhe po ashtu do të shkrihen disa organe, si KLSH, ILDKP, etj.

Plani i komisionit “Xhafaj” (Pjesë nga dokumenti)

Si rrjedhojë, është i nevojshme përmirësimi i efekshmërisë të mekanizmave parandalues kundër korrupsionit duke shmangur mbivendosjet funksionale midis kompetencave të institucioneve/ strukturave të ndryshme dhe parashikimi i mënyrës së bashkëveprimit/bashkëpunimit midis tyre”. Në këtë drejtim, disa organizata të shoqërisë civile propozojnë krijimin e një institucioni të posaçëm të pavarur kundër korrupsionit.  

Qendra ALTRI propozon hartimin dhe miratimin e një projektligji për krijimin dhe funksionimin e një institucioni të posaçëm kundër korrupsionit në administratën publike. Institucioni i propozuar duhet të jetë i pavarur nga institucionet qendrore (ministritë), për të shmangur ndikimet politike dhe mbivendosjet me struktura të tjera ligjore. Ai duhet të funksionojë si strukturë unike, duke përfshirë rrjetin e koordinatorëve kundër korrupsionit, të caktuar bazuar në vlerësimet e rrezikut të korrupsionit. Projektligji duhet të përcaktojë përgjegjësi të qarta për këtë institucion dhe rrjetin e koordinatorëve kundër korrupsionit, duke shmangur mbivendosjet dhe duke siguruar mekanizma efektivë bashkëpunimi. Ky institucion duhet të trajtojë ekskluzivisht ankesat dhe denoncimet, duke orientuar qytetarët dhe duke siguruar mbështetje.

Të tjerë paraqesin si alternativë, ristrukturimin ose krijimin e një institucioni të ri të pavarur. Duke përfshirë si mundësi krijimin e një strukture të re nga Kuvendi, me një kryetar ose drejtues të emëruar sipas një mekanizmi të ngjashëm me atë të emërimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ose Prokurorit të Përgjithshëm. Drejtuesi të raportonte drejtpërdrejt në Kuvend, duke siguruar një nivel më të lartë pavarësie institucionale. Megjithatë ky variant mund të përmbajë edhe rreziqe, si grumbullimi i të gjitha kompetencave në një institucion të vetëm, çka mund të krijojë sfida në balancën e pushteteve dhe efikasitetin e veprimit. Në këtë drejtim, për të garantuar pavarësinë nga ndikimi politik, është sugjeruar të merret në konsideratë modeli i Agjencisë Kombëtare të Integritetit të Rumanisë (ANI), e cila nuk është nën varësinë e Qeverisë dhe as nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Parlamentit. Në vend të kësaj, ligjvënësi ka krijuar një Këshill të Integritetit, anëtarët e të cilit emërohen nga Senati Rumun nga grupe të ndryshme, duke përfshirë partitë politike, organizatat joqeveritare, gjyqtarë dhe nëpunës publikë. Këshilli i Integritetit shërben si një ndërmjetës mbrojtës midis Agjencisë dhe Senatit. Ai organizon procesin e përzgjedhjes së Presidentit dhe Zëvendës presidentit të Agjencisë, rishikon raportet vjetore, jep rekomandime dhe miraton strategjinë institucionale. Një aspekt kyç është se drejtimi i Agjencisë mbështetet në auditime të jashtme dhe të pavarura nga kompani private, të cilat identifikojnë gjetje, mangësi dhe rekomandime që pasqyrohen në çdo raport vjetor për të udhëhequr veprimtarinë dhe përmirësimet e Agjencisë.

Një tjetër alternativë e diskutuar është ristrukturimi i njërit prej institucioneve ekzistues, duke i dhënë kompetenca për mbikëqyrjen dhe hetimin administrativ, çka do të siguronte centralizimin e ndërveprimit institucional dhe shkëmbimin në kohë reale të të dhënave. Kjo mund të realizohet përmes grupimit të strukturave me funksione të ngjashme në një strukturë të vetme, duke garantuar pavarësi të plotë institucionale dhe zgjerim të fushës së veprimit. Një  model i ngjashëm është Byroja për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit në Letoni63, e cila ka kompetenca të përbashkuara nga disa institucione të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Ndërsa, një alternativë tjetër që mund të merret në konsideratë është forcimi dhe zgjerimi ikompetencave të organeve ekzistuese, qoftë ato të pavarura apo të varura nga ekzekutivi. Kjo përfshin përmirësimin dhe zgjerimin e kompetencave të ILKDPI-së dhe DPAK, me qëllim që

të përfshijnë kompetenca aktualisht të shpërndara ndërmjet drejtorive antikorrupsion në institucione të ndryshme. Është e rëndësishme që në këto zgjidhje të ruhen disa parime, si mosmbivendosja e kompetencave dhe përgjegjësive, përfshirja e pushtetit vendor, ruajtja e pavarësisë në hetimet administrative dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore për të parandaluar dhe hetuar administrativisht rastet e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje