TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 22:07

"Shalsi përgjak Kukësin", Berisha: Plagosja e sotme ka lidhje me shkarkimin e Albert Halilit si drejtues i degës së PS

Shkruar nga Pamfleti

"Shalsi përgjak Kukësin", Berisha: Plagosja e sotme ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me plagosjen e sotme në Kukës, ku një drejtor i Bashkisë plagosi rëndë një të afërm të kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Albert Halili.

29-vjeçari Elvis Halili u plagos nga Zenel Muçmata, i cili e ndoqi me makinë dhe e plagosi pranë shtëpisë së tij.

Në një postim në Facebook, Berisha thekson se Eduart Shalsi, përfaqësuesi politik i PS për Qarkun e Kukësit, ka shkarkuar kryetarin e PS, Kukës, Has, Tropojë. Berisha shton ky shkarkim, se ka provokuar rrahje shtazore brenda klanit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

“Shalsi shkarkon kryetarin e PS, Kukës, Has, Tropojë. Ai provokon rrahje shtazore dhe gjakderdhje brenda në klanin e kryetarit të Bashkisë dhe PS Kukës, Albert Halili”, shkruan Berisha.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Pamfletit”, në degën e PS-së në Kukës kanë plasur konfliktet. Në dhjetor Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, vendosi të reformojnë degën. Dy bashkëkryetarët e degës Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari janë larguar nga drejtimi i PS Kukës. Në këtë post është deleguar kreu i bashkisë Albert Halilaj. Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi. Vetë socialistët janë ngritur kundër një lëvizje të tillë, pakënaqësi e shprehur edhe në rrjetet sociale.

Postimi i Berishës:

Shalsi përgjak Kuksin!

Shalsi shkarkon kryetarin e PS, Kukës, Has, Tropojë. Ai provokon rrahje shtazore dhe gjakderdhje brenda në klanin e kryetarit të Bashkisë dhe PS Kukës, Albert Halili.

Lexoni mesazhet e mëposhtme!

Pershendetje dr Kjo perplasje me arme ne Kukes eshte ber per shkak te shkrakimit te Albert Halilit nga krytari i ps kukes nga Shalsi, Zenela Mucmata eshte krahu i Shalsit edhe ka nje Hotel ne kukes aty ku Shalsi eshte akomodu, sot njerzit e familjes te Albert Halilit kane rrahur barbarisht Zenel Mucmaten…ky i fundit eshte armatos edhe ka plagosur djalin e xhajes Albert Halilit..edhe ndodhet ne spital ne prizeren ne gjendje kritike per jeten, pra me pak fjal zenkat me Shalsit edhe Halilit sot jane pershakallëzuar ne kete mase.

Ketu me poshte po te dergoj mesazhin e Shalsit per drejtuesit socialist te Kukesit!

Pas disa bisedave me disa kryetar njesish administrative qe kane marre porosi te vecante nga Kryetari, z. Halili qe te mbeshtesin akoma edhe me fort PS dhe mua personalisht, gje per te cilen i shpreh mirenjohjen, ju bej me dije se drejtimin e Partise Socialiste ne Kukes, do ta marr vete deri ne 11 Maj. Vetem ne raste te jashtezakonshme kryetari i bashkise mund te jete edhe kryetar i partise (ne te gjithe shqiperine jane 1 ose 2 raste). Le te japim me te miren dhe te vijojme pa u lodhur perpjekjet tona per nje rezultat qe te na beje te gjitheve krenare. Mbremje te qete dhe mos harroni - diasporen!

Ky eshte sms e shalsit per shkarkimin e Halilit nga kryetari i Ps kukes. Po te njeten gje ka bere edhe per Hasin Dhe Tropojen. Ky qe ka gjujt me arme eshte shkarku para nje jave nga drejtori i komunales kukes pasi i ka dale ne krah Shalsit.

Lini një Përgjigje